Kapen mbi 1200 bimë dhe fidanë kanabisi në Shkodër, procedohen dy zyrtarë

31 Maj 2025 | 14:20

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”. Gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e qarkut, janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 1233 bimë dhe fidanë të dyshuar si kanabis (777 fidanë dhe 456 bimë narkotike).

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atij të Malësisë së Madhe, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Postribë u gjetën dhe asgjësuan 777 fidanë dhe 382 bimë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shkrel u asgjësuan 74 bimë të tjera.

Në lidhje me këto raste, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”, një Specialist Pyjesh, shtetasi A. M., dhe një Roje Mjedisore, shtetasi L. A.

Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike. Operacioni antikanabis “Koordinata” do të vijojë në të gjithë territorin e qarkut, me fokus goditjen e paligjshmërisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026