Tiranë: Sekuestrohen pasuritë e një shtetasi të dënuar në Angli për trafik droge

Selami Duraku
2 Qershor 2025 | 10:37

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi shqiptar të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, bëri me dije se pasuritë janë të shtetasit A.Ll., të dënuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve, pasuritë në emër të familjarëve të  personit në fjalë, nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen:

  • Një pasuri e paluajtshme me numër 416/118, që përfshin 403.1 m² truall dhe 275.2 m² ndërtesë (pjesërisht në pronësi ½), e regjistruar më datë 24.03.2021 në emër të babait të subjektit, shtetasit B.Ll.;
  • Dy automjete, një Opel Corsa dhe një Jeep Grand Cherokee;
  • Një aktivitet tregtar, me emrin “Auto Lleshi”, që operon në fushën e riparimit të automjeteve dhe tregtisë së pjesëve të përdorura dhe të reja, si dhe në importin, shitjen dhe blerjen e makinave, i regjistruar me NUIS L52116150G dhe i administruar nga vëllai i subjektit.

Prokuroria bën me dije se ka administruar dokumentacionin përkatës dhe ka konstatuar një mospërputhje të theksuar midis të ardhurave të deklaruara dhe pasurive të zotëruara, duke ngritur dyshime të arsyeshme se pasuritë janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Hetimet në kuadër të ligjit “Për masat kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda” vijojnë, ndërsa pasuritë janë në proces vlerësimi të mëtejshëm nga autoritetet kompetente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman

Kryeministri Edi Rama është ndalur përgjatë kësaj të marte në Vlorë. Rama vizitën e parë në qytetin bregdetar e ka zhvilluar në Orikum, ku në...
11:16 | 30/06/2026

Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë ligjin “Për dhënie amnistie”, i miratuar nga Kuvendi me 84 vota pro. Sipas ligjit, nga...
11:14 | 30/06/2026

Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend, ka komentuar protestën që po...
11:02 | 30/06/2026