Prokuroria e Elbasanit reagon mbi pretendimet e PD për “trenin bullgar” në Pekisht
Prokuroria e Elbasanit ka reaguar për herë të parë në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike për përdorimin e të ashtuquajturit “tren bullgar” në fshatin Pekisht të bashkisë Peqin, gjatë zgjedhjeve të fundit.
Në përgjigjen e kthyer nga prokurori Kreshnik Ajazi ndaj kërkesës së bërë nga Partia Demokratike, theksohet se ky procedim është ende në fazë hetimi dhe nuk jepen detaje mbi çështjen.
“Ju bëjmë me dije se: Nga verifikimi i kryer nga zyra e regjistrit, rezulton të jetë regjistruar procedimi penal nr. 522, datë 26.05.2025, për veprën penale të ‘Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve’, të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Aktualisht, ky procedim ndodhet në fazë hetimi”, thuhet në shkresën e prokurorit Ajazi.
Ndërkohë, një ditë më parë ishte edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ai që iu përgjigj zyrtarisht Partisë Demokratike, duke hedhur poshtë pretendimet për manipulim të votës në Pekisht.
Sipas KQZ-së, nga këqyrja rezultoi se fletët e gjetura nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk mbanin as vulën dhe as firmën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i bërë ato të pavlefshme dhe jo zyrtare.
Kujtojmë se Partia Demokratike hodhi akuza se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, u gjetën materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash, që janë përdorur për blerjen e votave.
Sipas kreut të PD Sali Berisha, fletëvotimet dhe paratë e gjetura nga deputeti i zgedhur i Elbasanit, Blendi Himçi, u përdorën për aplikimin e “trenit bullgar” në fshatin Pekisht.
Si funksionon “treni bullgar” që përmendi kreu i opozitës:
Fleta e votimit del jashtë qendrës së votimit. Dikujt i jepet një fletë votimi e plotësuar më parë nga persona që organizojnë manipulimin.
Personi voton me fletën e plotësuar. Ai e fut fletën e plotësuar në kuti dhe e merr fletën e tij të bardhë nga komisioni pa e përdorur.
Fleta e bardhë kthehet jashtë. Kjo fletë kthehet te organizatorët, të cilët e plotësojnë për kandidatin që duan dhe ia japin personit tjetër për të votuar.
Procesi vazhdon si një “zinxhir”. Duke vazhduar me radhë, çdo votues fut në kuti një fletë të plotësuar më parë dhe nxjerr një të bardhë për t’ia dhënë tjetrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë