Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, dëshmojnë 5 të mitur. Autori: Nuk e qëllova unë

2 Qershor 2025 | 13:52

Vijon me dyer të mbyllura procesi gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në seancën e radhës, u paraqitën për të dëshmuar pesë të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen tragjike të ndodhur pak muaj më parë.

Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B., i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e krimit dhe për të cilin familjarët e viktimës kanë shprehur më parë pretendime.

Në përputhje me parashikimet ligjore, të miturit janë pyetur pa praninë e të pandehurit M. Përlleshaj, i dyshuar si autor i vrasjes. Ky i fundit, përmes avokatit të tij mbrojtës, ka mohuar deri më tani që të ketë qëlluar drejt Martin Canit, duke pretenduar se synimi i tij ka qenë Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur.

Në seancën e ardhshme, që pritet të zhvillohet në ditët në vijim, janë thirrur për të dëshmuar edhe shtatë persona të tjerë, katër prej të cilëve janë të mitur, sërish në cilësinë e personave me dijeni për ngjarjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026

Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori. Sipas...
13:09 | 24/06/2026

Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se të arrestuarit janë vëlla e motër. Ata janë identifikuar si Agetina...
13:01 | 24/06/2026