“S’jemi ushtarë të dalë nga rreshti” Kalaja: Pati krim zgjedhor, SPAK të vijë te unë
Kandidati për deputet i PD-ASHM, Aulon Kalaja ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se ai do kërkojë deri në fund rihapjen e kutive dhe rivlerësimit të votave, pasi sipas tij manipulimin gjatë procesit të numërimit, nuk e ka parë vetëm ai.
I pyetur nëse betejën e tij do e çoj edhe në SPAK, Kalaja u përgjigj:
“Unë jam një nga ata njerëz që nuk vendos partinë para Shqipërisë, Shqipëria vjen e para. A do shkoj unë në SPAK? Në fakt duhet të vij SPAK te unë. Unë e bëra thirrjen edhe për Partinë Socialiste, aty ka burra e gra serioze, që kanë parë krim zgjedhor aty.
Nuk jemi vetëm ne ushtarët që kanë dalë nga rreshti. Unë gjykoj që vetë SPAK duhet të merret me këtë punë. A do i shkoj unë kësaj beteje deri në fund? Po, patjetër, unë i jam futur kësaj rruge”.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit