“Kokat e bandës, nga Vlora” Detaje nga operacioni i SPAK: Si çohej droga në Finlandë

3 Qershor 2025 | 13:40

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka finalizuar një operacion të përbashkët kundër disa grupeve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorët Arben Kraja dhe Alfred Shehu, së bashku me përfaqësues të lartë të prokurorisë finlandeze, dhanë detaje nga operacioni.

Komisari i Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë bëri me dije se nga nisja e operacionit në vitin 2022 janë arrestuar 55 persona dhe janë sekuestruar 300 kilogramë drogë, përfshirë 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg kanabis dhe tableta narkotike. Hetimi identifikoi drejtuesit kryesorë të trafikut si shtetas shqiptarë. Në Shqipëri, SPAK arrestoi 9 nga 11 të dyshuar dhe sekuestroi automjete dhe telefona celularë.

Prokurorët finlandezë sqaruan se një nga grupet kriminale operonte duke transportuar drogë nga Holanda në Finlandë me kamionë, ndërsa një tjetër trafikonte kanabis nga Spanja për në Finlandë. Amfetamina është droga më e konsumuar në Finlandë, dhe grupet kriminale synonin të plotësonin kërkesën në rritje përmes këtij trafiku ndërkombëtar.

Nga 55 të arrestuarit në Finlandë, 10 janë shqiptarë, ndërsa mes të ndaluarve janë edhe finlandezë, polakë, rumunë, si dhe persona me origjinë aziatike dhe afrikane. Prokurori i SPAK, Alfred Shehu, tha se dy nga krerët e grupeve kriminale janë nga Vlora, ndërkohë pjesa tjetër e rrjetit ishte e vendosur në Kuçovë, Berat dhe Tiranë.

“Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Shqipëria është e vogël dhe aktivitetet kryhen edhe me mjete të komunikimit elektronik. Pjesa tjetër ka qenë e përqendruar në Kuçovë dhe Berat, dhe disa në Tiranë,” u shpreh Shehu.

Ai shtoi se këto grupe vepronin veçmas, por bashkëpunonin ngushtë për transportin dhe shpërndarjen e drogës. Dy grupe kishin bazën në Shqipëri dhe trafikonin drogë nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës, ku kishin rrjet shpërndarjeje. Një grup tjetër, përbërë vetëm nga shqiptarë, vepronte drejtpërdrejt në Finlandë duke siguruar dhe shpërndarë drogën, ndërsa një tjetër përdorte postën për trafikun nga Spanja drejt Finlandës.

Komisari finlandez vuri në dukje se personat komunikonin përmes platformave “Telegram” dhe “Signal”, ndërsa mënyra e transferimit të parave mbetet objekt hetimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026