DHL i përgjigjet akuzave lidhur me problemet në votën e diasporës

3 Qershor 2025 | 17:43

Kompania postare DHL ka reaguar për herë të parë në lidhje me procesin e transportit të votave të diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11 majit.

Pas akuzave nga opozita, apo pretendimeve të ndryshime që janë ngritur se vota e emigrantëve u manipulua, apo për mos respektim të kontratës me KQZ, DHL thotë se integriteti i shërbimit që ajo ka ofruar është i pakompromentueshëm ndaj çdo interesi, financiar apo politik në Shqipëri.

“DHL Albania, si pjesë e rrjetit global DHL me prani në më shumë se 220 vende, realizoi këtë projekt kompleks në një afat rekord, duke garantuar procesimin dhe dorëzimin e materialeve zgjedhore me saktësi, siguri dhe transparencë të plotë. Për këtë qëllim, u aktivizua një avion i dedikuar që operoi çdo ditë deri në afatin e fundit të vendosur nga KQZ”, thuhet në njoftim.

Kompania deklaron se procesi u monitorua në kohë reale nga Qendra e Kontrollit të Cilësisë për Europën në Gjermani. Ndërsa sa i takon dyshimeve të ngritura për votat e diasporës për manipulime dhe problematika në disa shtete DHL sqaron se nuk ka pasur asnjë lloj interesi politik apo financiar tej parashikimeve kontraktuale në vendin tonë.

“Sfidat e mëdha –nga kufizimet kohore deri te kompleksiteti gjeografik dhe problematikave në cilësinë e të dhënave në dispozicion – u tejkaluan me profesionalizëm, duke përdorur teknologjinë dhe infrastrukturën e përparuar të DHL. Integriteti i shërbimit të DHL është i padiskutueshëm dhe i pakompromentueshëm ndaj çdo interesi, financiar apo politik”.

Sakaq për kontratën, kompania deklaron se u zbatua me rigorozitet, duke theksuar edhe vlerësimet nga vëzhguesit politikë për ecurinë e procesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026