Analiza e profesorit të njohur amerikan: Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet

4 Qershor 2025 | 10:05

Profesori i njohur amerikan dhe drejtori i Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Kolumbias, Jeffrey Sachs, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është në një gjendje të brishtë dhe rrezikon shpërbërjen, nëse nuk ndërmerren hapa seriozë drejt reformimit dhe forcimit të tij.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Sachs theksoi se “Evropa ka nevojë për modernizim dhe forcim. Një Evropë e fortë do t’i sillte përfitime vetes dhe botës, por në vend të kësaj, është e mundur që BE-ja të shpërbëhet”.

Ai u ndal veçanërisht te tensionet e brendshme në bllok, duke përmendur Hungarinë si shembull të qartë të çarjeve që po thellohen në politikën evropiane. “Mund të ndodhë që BE-ja të përjashtojë Hungarinë ose t’i heqë të drejtën e votës, pasi ajo po thotë të vërtetën, se lufta në Ukrainë duhet të ndalet, dhe se Evropa duhet të ndalojë së inkurajuari atë”, tha Sachs.

Ekonomisti amerikan vuri në dukje se mekanizmi aktual i vendimmarrjes në BE, i cili bazohet në unanimitet, po rrezikon të paralizojë strukturat institucionale dhe mund të çojë në përjashtime të vendeve anëtare nga procesi vendimmarrës.

Sipas Sachs, pakënaqësia ndaj lidershipit politik evropian është në rritje. Ai përmendi konkretisht kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron, duke thënë se “në vendet e tyre, ata përballen me nivele të larta të urrejtjes publike dhe janë shumë më të kritikuar se sa të mbështetur”.

Gjithashtu, ai nuk kurseu kritikat për burokracinë e Brukselit, të cilën e cilësoi si të shkëputur nga realiteti dhe jopërfaqësuese për qytetarët evropianë. Sachs theksoi se kjo pakënaqësi e përgjithshme po përhapet, duke rrezikuar kohezionin e vetë BE-së.

Në vijim të analizës së tij, Sachs u shpreh skeptik edhe për qasjen e liderëve perëndimorë ndaj luftës në Ukrainë. Ai i quajti Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Poloninë si “katër musketierët”, duke shtuar se këto vende nuk kanë qenë dhe nuk janë në gjendje të sigurojnë një fitore ushtarake për Ukrainën, pavarësisht edhe mbështetjes së fuqishme që kishin më herët nga Shtetet e Bashkuara.

“Retorika e tyre është ndërtuar mbi idenë e riarmatimit, refuzimit të kompromisit dhe vendosmërisë për të mos u dorëzuar. Por kjo nuk ka sjellë rezultat. Sot është qartësisht e dukshme se nuk do të mund të sigurojnë një fitore ushtarake për Ukrainën”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026