Mbi 1.5 milionë pelegrinë nisin Haxhin nën temperatura ekstremisht të larta
Më shumë se 1.5 milion pelegrinë kanë kryer përgatitjet e fundit për të nisur në mbrëmjen e së mërkurës ritualin më të rëndësishëm të Islamit – Haxhin.
Nikoqirët sauditë kanë tentuar të bëjnë më të mirën për t’u mos përsëritur situata e vitit të kaluar, meqë si pasojë e nxehtësisë së madhe kanë vdekur mbi 1.000 njerëz.
Me temperatura mbi 40 gradë Celsius, pelegrinët kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre të para afër Qabes, kubit të zi në zemër të Xhamisë së Madhe të Mekës, vend që konsiderohet më i shenjti në botë, sipas Islamit.
“Duket sikur nuk jeni në këtë botë”, ka thënë Khitam, 63-vjeçar, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP, duket thënë se “para Haxhit, e kam shikuar Xhaminë e Madhe çdo ditë në televizion”.
Para hyrjes në Mekë, pelegrinët duhet t’i nënshtrohen një regjimi të pastërtisë dhe vishen me rroba të veçanta të bardha.
Autoritetet kanë thënë se mbi 1.5 milion pelegrinë kanë arritur në Arabinë Saudite për Haxhin – njërin prej pesë shtyllave të Islamit, që duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga besimtarët myslimanë.
Zyrtarët kanë tentuar të krijojnë sa më shumë hije nëpër ambiente publike, pasi temperaturat vitin e kaluar në këtë periudhë kanë shkuar mbi 51 gradë Celsius.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve