“Eurodeputetët përkrahën vendin”, Spiropali: Berisha nxiu Shqipërinë në Bruksel
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas miratimit të raportit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, duke theksuar se eurodeputetët mbështesin fuqimisht objektivin për mbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2027.
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Spiropali theksoi se ky proces është jetik për vendin dhe përfaqëson një prioritet kombëtar që i kalon ndasitë politike dhe ideologjike.
Ajo vuri në dukje se në seancë ishin të pranishëm deputetë nga të gjitha grupimet parlamentare, si nga shumica, ashtu edhe nga opozita, duke dëshmuar konsensusin e gjerë për rëndësinë e këtij procesi për Shqipërinë.
“Është një fakt domethënës që deputetët e Kuvendit, pavarësisht nga bindjet e tyre ideologjike dhe modelet e ndryshme zhvillimore, mbështesin në mënyrë të përbashkët këtë prioritet kombëtar. Ky angazhim nuk është politik, por një kalendar pune i dakordësuar me Bashkimin Europian”, tha Spiropali.
Në lidhje me deklaratat e keut të PD-së Sali Berisha në samitin e Partisë Popullore Europiane, që sipas saj “nxirën imazhin e Shqipërisë”, Spiropali ishte kundër diskursit politik që, siç tha ajo, dëmton reputacionin e vendit. Ajo tha se deklaratat e Berishës janë “njolla të zeza” që synojnë të prishin imazhin e Shqipërisë dhe të diskreditojnë punën e arritur deri tani.
“Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që, pasi kanë dëmtuar emrin dhe figurën e tyre, përpiqen të dëmtosh Shqipërinë dhe shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, duke përdorur akuza të pavërteta dhe teori konspirative për mbijetesë politike”, u shpreh Spiropali, duke shtuar se këto janë përpjekje të dëshpëruara që nuk do të mund të prishin reputacionin e Shqipërisë fisnike.
Në përfundim, Kryetarja e Kuvendit falënderoi eurodeputetët për mbështetjen e tyre dhe nënvizoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe një shembull pozitiv në rajon. Raporti i Parlamentit Europian vlerëson angazhimin e vendit për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e reformave kyçe që i afrojnë Shqipërisë integrimin europian.
“Është shumë inkurajuese që eurodeputetët mbështetën objektivin e Shqipërisë për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027. Kur vjen puna te integrimi në Bashkimin Europian, Kuvendi ka një qëndrim të përbashkët, që kalon ndasitë politike. Vlerësoj praninë e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në këtë mbledhje të rëndësishme të Parlamentit Europian,” përfundoi Elisa Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit