PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kukës, KAS merr vendimin
5 Qershor 2025 |
10:31
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare në qarkun Kukës.
Me këtë vendim, KAS ka lënë në fuqi tabelën ekzistuese të rezultateve, sipas së cilës Partia Demokratike merr dy mandate dhe Partia Socialiste një mandat.
Me vendimin e marrë nga KAS nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, duke mbyllur kështu procesin e shqyrtimit të ankesës së PD.
Çfarë pretendoi Partia Demokratike në KAS për qarkun Kukës:
- U përdorën burimet shtetërore dhe administrata publike në funksion të Partisë Socialiste, duke krijuar një garë të pabarabartë dhe një klimë jo transparente.
- U angazhuan funksionarë publikë në fushatë, në shpërndarje përfitimesh dhe në ushtrim presioni ndaj votuesve që dyshoheshin se mbështesnin opozitën.
- U shpërndanë ndihma sociale, u miratuan emërime dhe investime publike në mënyrë të përzgjedhur, si mjet për të blerë vota.
- U vendosën pengesa për opozitën, e cila pati akses të kufizuar në media dhe u përball me trysni institucionale.
- U raportua përdorimi i grupeve kriminale për të frikësuar votuesit, sidomos në zonat rurale, përmes patrullimeve, bllokimeve rrugore dhe presionit të drejtpërdrejtë.
- U pretendua se, pa këto ndërhyrje, rezultati në Kukës do të kishte qenë 3-0 në favor të PD-së, pasi votat e subjekteve të tjera do të ishin neutralizuar mes tyre.
- U evidentuan probleme në raportin paraprak të OSBE-ODIHR, si:
- Intimidim dhe presion mbi votuesit në Kukës.
- Përdorim i burimeve shtetërore për përfitim elektoral.
- U konsiderua procesi i votimit të Diasporës si dështim total, për shkak të moszbatimit të detyrimeve ligjore dhe mungesës së transparencës.
- Nuk u ofruan prova nga KQZ dhe kompania postare DHL për dërgimin e fletëve të votimit të diasporës në adresat e votuesve të regjistruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor