BE synon të investojë në Ndërkombëtarizimin e Universiteteve në Ballkan
Një program i Bashkimit Europian synon të investojë në ndërkombëtarizimin e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Investimi ne teknologji dhe ndjekja e mësimit online nga të gjitha vendet e Ballkanit janë dy prej pikave të këtij programi.
BE po mbështet forcimin e kapaciteteve digjitale në arsimin biomjekësor, që mundëson ndërkombëtarizimin online të studentëve vendas, në kushtet kur ata nuk mundet të jenë në auditorë. Në Universitetit e Mjekësisë, Tiranë, u zhvillua takimi i radhës i Projektit BIOSINT, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, i cili bëri bashkë 9 univeristete partnere nga Ballkani.
“Projekti BIONSINT, i mbështetur nga Bashkimi Europian është një projekt shumë i rëndësishëm dhe me impakt të lartë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe Universistetin e Mjekësisë Tiranë, që synon të çojë në një stad më të avancuar ndërkombëtarizimin në arsimin e lartë. Në këtë projekt për herë të parë ne jemi duke konkuluduar bashkërisht me 8 universitete të tjera nga Europa dhe nga vendet e Ballkanit Perendimor, për t’u mundësuar studentëve ndërkombëtarizimin e arsimit online, nga shtëpia”, tha Edit Xhajanka, nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Koordinatore e Projetit BIOSINT.
“Në fokus të punës tonë mbetet hapja e programeve në gjuhën angleze, me qëllim përafrimin sa më shumë të studentëve tanë me botën dhe universitet e huaja, që tashmë ka nisur dhe është aktiv”.
Projekti ka rëndësi, pasi krijon urë lidhëse me shkollat e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë probleme dhe sfida të ngjashme me arsimin në Shqipëri.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për të lidhur institucionet në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk janë si në vendet kryesore në Evropë, por janë të mirë për ne sepse mendoj se kemi të njëjtat probleme, kemi të njëjtat sfida“, tha Vladimir Jakovljevic, Universiteti i Kragujevac, Serbi
“ Ne po përpiqemi të gjithë së bashku të ndajmë përvojat tona të ndryshme, sepse vijmë nga vende të ndryshme dhe duhet të përpiqemi të shndërrojmë një tezë në një kapitull të vetëm për të bërë gjëra së bashku. Ky është viti i tretë që po i bëjmë aktivitetet e projektit së bashku”, tha Prof. Asoc. Nenad Markovic, Universiteti East Sarajevo.
Gjatë takimit, u prezantuan edhe rezultatet konkrete për Fakultetin e Mjekësisë Dentare, si trajnimi i 240 studentëve, krijimi i 3 kurseve virtuale dhe pajisja e Fakultetit me materiale e teknologji moderne.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve