Gjyqtarja e kallëzoi në SPAK për shpifje, Berisha: Irena Gjoka është mashtruese
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të martë në SPAK pasi vajza e tij Argita Berisha është kallëzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka për shpifje, ajo ka pretenduar se gjyqtarja ka marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS.
Berisha i cili ishte thirrur në SPAK në cilësinë e personit në dijeni, tha para mediave se ai kurrë nuk ka shpifur për të vetëm se i ka bërë pyetje të cilat ajo i ka cilësuar shpifje.
“I shqetësuar gjer në palcë, Altin Troplini, për fyerjen e gjyqtares, Irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro apo me Mirel Mërtirin, pyetje i kam bërë dhe gjykatësja, e cila ka lidhje familjare me Edi Ramën, ajo këtë pyetje e ka marrë si fyerje.
Pra ushtrimin e funksionit publik tim si kryetar i partisë më të madhe opozitare, të cilën ajo nëse do ishte e pafajshme do e refuzonte, por Irena me 5 mbiemra, një mashtruese ordinere, delikuente klasike, person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje. Irena me 5 mbiemra, ka këtë kurrikul: Në datë 26 tetor 2003 avokatët e mi kërkuan të japë dorëheqjen për konflikt interesi meqenëse ajo ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996 me firmën e Sali Berishës. Ajo nuk pranoi të japë dorëheqjen sepse tha nuk keni dokument për këtë gjë”,-tha Berisha.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in
- 14:37 Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
- 14:28 I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja