Urgjencat toksikologjike në verë, mjekja: Rriten rastet helmimeve dhe mbidozimeve
Konsumi i alkoolit dhe i lëndëve narkotike shtohet gjatë sezonit veror ku për pasojë rritet numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore në Shërbimin e Toksikologjisë.
Urgjencat variojnë nga helmimet e lehta, deri te ato që mund të rrezikojnë jetën nga mbidoza dhe përzierja e alkoolit me substanca narkotike.
Mjekja toksikologe Matilda Kambo thotë se sezoni i verës njeh gjithmonë rritje të rasteve në urgjence ndërsa sa i përket moshave ajo thotë se të rinjtë janë më të shumtë në numër, por nuk mungojnë edhe adoleshentët apo moshat mbi 50 vjeç.
Në këto kushte, mjekja toksikologe apelon që të bëhet kujdes me konsumin e alkoolit gjatë verës, pasi ai është i dëmshëm. Ajo kërkon që të shmanget përdorimi i automjeteve dhe në të gjitha rastet kur është konsumuar alkool, pasi ky është një rrezik serioz për aksidentet.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus