Man City zyrtarizon mesfushorin, Reijnders blerja e katërt e Guardiolës
Pas 2 sezoneve fantastike te Milani, Tijjani Reijnders i ka dhënë lamtumirën kuqezinjve duke u transferuar te Manchester City në Premier Leaguen angleze, ku tanimë gjithçka është zyrtare.
Holandezi është prezantuar te qytetarët, të cilët kanë konfirmuar në rrjetet sociale se fantazisti është bërë pjesë e ekipit dhe do të jetë gati për botërorin e klubeve që zhvillohet në SHBA. 26-vjecari ka firmosur një kontratë për 5 sezone, ndërsa i kushtoi Manchester Cityt plot 56 milionë euro.
Reijnders u shpall mesfushori më i mirë për sezonin që lamë pas, ndërsa shënoi 15 gola në 54 ndeshje. Potenciali i tij është i jashtëzakonshëm, duke qenë një lidhje e fortë mes repartit ofensiv dhe atij difensiv, ndërsa pritet të jetë zëvendësues i denjë i Kevin de Bruyne me belgun që ka arritur akordin me Napolin.
Një lëvizje kjo e bujshme për kampionët e Italisë të cilët shpresojnë të ndërtojnë një skuadër kompetitive për sezonin e ri futbollistik. 33-vjecari ka firmosur për 2 sezone më të drejtë rinovimi. Ai pritet të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte, i cili pret të tjera përforcime në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor