I dënuar për vrasjen e gruas në Itali, 31-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në burg

11 Qershor 2025 | 19:46

Lulzim Toci, 31 vjeçari shqiptar i burgosur në Santa Maria Capua Vetere, i dha fund jetës ndërsa vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij, Eleonora Toci, 24 vjeçe, të cilën e mbyti në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello para syve të fëmijëve.

Sipas mediave italiane thuhet se ai vrau veten këtë të mërkurë më 11 qershor teksa ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut, ndërsa vuante nga skizofrenia akute.

Sëmundja e tij ishte konfirmuar pas rezultateve të ekzaminimit mjekësor në burg, të urdhëruar nga gjyqtari hetues Pasquale D’Angelo i gjykatës së Santa Maria Capua Vetere.

Vrasja e gruas së tij daton më 9 tetor të vitit 2024. Atë natë, i riu shqiptar ishte shfaqur në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton aty pranë dhe kishte kërkuar të çohej në spital. Kunata, duke mos e parë Eleanorën me të, e kishte telefonuar.

Djali 6-vjeçar i ishte përgjigjur video-thirrjes dhe kishte treguar trupin tezes së tij. Gruaja më pas kishte njoftuar policinë, e cila e kishte ndaluar 31-vjeçarin para shtëpisë.

Katër versione të vrasjes

Gjatë seancës paraprake, Lulzim Toci pranoi se kishte vrarë gruan, por nuk mundi të japë arsyet.

Më vonë, gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e fajit, ai u paraqit i hutuar dhe dha versione të ndryshme.

Fillimisht, tha se grindja kishte lindur sepse gruaja e tij e kishte penguar të dilte nga shtëpia natën vonë.

Më pas foli në mënyrë të ngatërruar për një gjarpër, duke lënë të kuptohet se mund të kishte pasur halucinacione.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026