Pasojat e dy barazimeve , Shqipëria humbet pozicione në renditjen e FIFA-s

12 Qershor 2025 | 11:12

Barazimet në dy ndeshjet e fundit të luajtura nga kombëtarja shqiptare kanë sjellë pasojat e tyre, me kuqezinjtë të cilët kanë humbur 2 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Pavarësisht se ato nuk janë publikuar ende në faqen zyrtare, projeksioni i bërë nga football ranking tregon se ekipi ynë humbet 2.8 pikë, duke shkuar në total me 1373 të tilla, që e rendisin atë pas përfaqësueseve si Burkina Faso, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjeorgjia.

Një renditje e tillë sjell në kujtesë kuqezinjtë e udhëhequr nga Edoardo Reja, me luhatje të vazhdueshme dhe përkeqësim në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Shqipëria barazoi ndaj një kundërshtari si Serbia që në këtë renditje mban vendin e 32, por më tepër peshë ka hapi fals ndaj Letonisë e cila mban pozicionin e 137 në FIFA, madje duke u ngjitur me 1 pozicion sipas projeksionit të football ranking.

Arritje pozitive për Kosovën e cila forcon pozitat e saj me 2 vende pas rezultateve të fundit të marra. Dardanët janë në vendin e 95 me 1247 pikë, një rritje e ndjeshme që prej momentit kur ekipin e drejton tekniku Franko Foda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026