Gattusso drejt stolit të kombëtares italiane, bind drejtuesit e federatës

13 Qershor 2025 | 14:43

Në ditët në vijim kombëtarja italiane e futbollit do të ketë një trajner të ri, ku emri më i përfolur është ai i ish-futbollistit Gennaro Gattusso. 47-vjeçari është takuar me presidentin e federatës dhe drejtues të tjerë, ku ka shpalosur planin e tij për ngritjen e kombëtares në majat e futbollit botëror, e duket se i ka bindur të gjithë. Sipas mediave përtej Adriatikut, Gattusso vlerësohet maksimalisht, si një teknik me shumë potencial, i karakterizuar nga disiplina dhe me idetë e qarta se çfarë do të kërkojë nga futbollistët.

Notat ndaj tij janë pozitive, sidomos në një situatë ku Claudio Ranieri refuzoi të merrte detyrën e trajnerit, duke i qëndruar besnik Romës. Vetëofrimi i Roberto Mançinit nuk u mor parasysh, pavarësisht se i shpallio “axurrët” kampionë evrope, largimi i tij mes polemikash i ka mbyllur derën në kombëtare. Në këtë pikë, alternativa e vetme serioze mbetet Gattusso, i cili që prej 2013 ka mbajtur postin e trajnerit në disa skuadra të ndryshme mes tyre Milani dhe Napoli.

Më herët u përfol dhe për Stefano Piolin, por ditë pas dite emri i tij u zbeh, duke parë më pranë kësaj detyre, Gattusson.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026