Gjimnastika, sporti që do të aplikohet së shpejti në të gjitha shkollat e vendit
Së shpejti gjimnastika do të jetë një ndër sportet që do të praktikohet në të gjitha shkollat e vendit, një vendim ky për ta masivizuar edhe më tepër, e që mbështetet edhe nga federata botërore e gjimnastikës për të gjithë.
Gjimnastika është një nga sportet që dalëngadalë po merr zhvillim në vendin tonë, ku duke nisur nga fëmijët, por dhe moshat më të mëdha e praktikojnë atë në palestrat e ndryshme të vendit. Së shpejti do të masivizohet edhe më tepër për faktin se do të mbështetet nga projekti i ekipeve sportive në shkolla.
“Pasi mbyllëm tre vite të suksesshme të ekipeve sportive në shkolla në volejboll dhe basketboll, tani edhe sipas porosisë së Kryeministrit ne do të shtrihemi edhe në gjimnastike, mundje, peshëngritje, shahu, edhe tek disa sporte të tjera”, deklaron Fidel Ylli.
Për të nisur këtë rrugëtim të ri është ofruar dhe mbështetja e federatës botërore të gjimnastikës për të gjithë.
“Sporti duhet të jetë për të gjithë, jo vetëm për kampionët. Dhe gjimnastika është disiplina më e mirë për të praktikuar. Jemi këtu për të mbështetur zhvillimin e gjimnastikës në Shqipëri”, deklaroi Rogerio Valerio, President i Komitetit “Gjimnastika për të gjithë”
Ndërkohë që Leonard Lulaj, Kreu i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës u shpreh: “Gjimnastika po mer përmasa të jashtëzakonshme. Të gjithë e kanë kuptuar që gjimnastika është sporti bazë dhe ju shërben të gjithëve”.
Në muajin maj në Shkodër u zhvillua “Gjimnastrada 2025”, që përmes gjimnastikës dhe dhe performancave artistike bashkoi afro 800 fëmijë vendës e të huaj, e ishte eventi i parë i këtyre përmasave.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik