Me armë dhe drogë në makinë, arrestohen dy persona te Ali Demi në Tiranë

14 Qershor 2025 | 10:41

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në zonën e Ali Demit, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se ata po lëviznin me armë në makinë.

Shërbimet e Komisariatit numër 1 finalizuan operacionin e koduar “Check Point” ku ndaluan një automjet ku qarkullonin dy persona, me drejtues shtetasin K. K. dhe pasagjer shtetasin J. K.

“Gjatë kontrollit fizik shtetasit K. K., iu gjet një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike ndërsa në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua 38-vjeçari K.K., banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Po ashtu u arrestua dhe J.K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” ndërsa në përfundim të operacionit pas kontrolleve dhe në banesën e 38-vjeçarit K.K u sekuestrua arma e zjarrit, municioni luftarak, 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike, si dhe automjetin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Vihet në pranga dhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K.K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  2. J.K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thueht ne njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026