Ishin zënë me çadra dhe shezlongë, policia liron 2 hapësira në plazhin e Golemit

17 Qershor 2025 | 12:11

Policia e Kavajës ka njoftuar se ka ndërhyrë për lirimin e dy hapësirave publike në plazhin e Golemit, të cilat ishin zënë pa leje përkatëse.

Policia hoqi nga këto dy zona në plazhin e Golemit rreth 190 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura sipas saj në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike përgjatë bregdetit.

Sipas njoftimit zyrtar këto hapsira ishin zënë nga një shtetase nga Tirana, e cila pretendonte se kishte leje për shfrytëzimin e zonës, si dhe nga një qytetar tjetër.

Shtetasja L. S., banuese në Tiranë u procedua penalisht, ndërsa ka pretenduar se dispononte leje për shfrytëzimin e hapësirës, gjë që po verifikohet nga autoritetet përkatëse.

Ndërhyrja u bë në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, i cili synon lirimin e hapësirave publike në bregdet të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjekte private apo pushues individualë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Lirohen 2 hapësira në plazhin e Golemit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 190 komplete me çadra dhe shezlongë.

Proedohet penalisht 1 shtetase.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në 2 hapësira publike në bregdetin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 190 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga një shtetase që pretendonte se kishte leje për shfrytëzim dhe nga një qytetar.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. S., banuese në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026