A po kërcënohet SPAK? Ervin Karanxha: Çfarë thuhet në raport
Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania ku foli rreth deklaratave të partive politike kundrejt SPAK, por edhe për ecurinë e reformës në drejtësi. Sipas Karanxhës reforma në drejtësi ka pasur problemet e veta, pasi u është dhënë shëmë prioritet disa çështjeve, ndërsa është ngadalësuar puna e gjyqësorit.
Sipas tij një tjetër pikë e rëndësishme për tu diskutuar janë edhe gjyqet e hapura në Strasburg, ku sipas tij Shqipëria po paguan faturë për “zgjatjen e afatit të arsyeshëm”.
“Me sulmet politike kuptohen deklaratat e bëra nga mazhoranca dhe opozita në drejtim të SPAK-ut. Raporti nuk është se flet vetëm për SPAK por thotë se në dukje vihet pavarësisht përmirësim i gjyqësorit në përgjithësi. Ne konstatojmë se numri i reformës në drejtësi ka pasur 5 pika. Duke i kapur një nga një a kanë ndodhur këto apo jo? Kryeministri Rama tha se ka pasur një gjyq qe ka zgjatur 7 vjet, tani kur i zgjat kryeministrit të Shqipërisë 7 vite, po një qytetari të thjeshtë sa i shkon një gjyq.
Këtu kemi një pikë të reformës në drejtësi që ka dështuar. Problemet duhet të merren në tërësi, këtu nuk po merren me gjënë kryesore, që qytetarit shqiptar ti jepet drejtësi brenda një afati të caktuar në një Gjykatë të paanshme, të pavarur dhe të krijuar me ligj. Të mos harrojmë se edhe Gjykata e Strasburgut po fillon dënimin e shtetit shqiptar, populli i varfër shqiptar po paguan një faturë dhe këto nuk dalin në raporte. E dyta ka Gjyqe të Strasburgut, ku po dënohet shteti shqiptar për zgjatjen e afatit të arsyeshëm”,-tha Ervin Karanxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës