Berisha: Deputeti i PS Arkend Balla u punësua në kompaninë e Troplinëve

19 Qershor 2025 | 14:01

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë shtypi këtë të enjte, ndërsa vijoi ti cilësonte zgjedhjet e 11 majit si farsë elektorale.

Ai etiketoi deputetin e PS-së që doli nga këto zgjedhje në Durrës, Arkend Balla, duke thënë se sipas tij, ky i fundit ka qenë i punësuar në një kompani që ka lidhje me Troplinët.

“Por, po të shihet me kujdes deklarata e pasurisë së tij, rezulton se nga data 1 qershor 2021 deri më 5 gusht 2023, famozi Arkend Balla ka qenë i punësuar në kompaninë Nisatel.

Sipas Berishës kjo kompani ka lidhje me kompanitë e goditura nga SPAK-u në Vlorë në kuadër të hetimit italian për një organizatë të trafikut të drogës.

Në fund, Berisha u shpreh edhe njëherë se rezultati i këtyre zgjedhjeve, sipas tij të bazuara në krim, drogë dhe farsë, nuk do të njihet kurrë nga PD.

Arkend Balla

Pjesë nga deklarata e Berishës

“Përfaqësuesi i kartelit Troplini dhe Edi Ramës, Arkend Balla, i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5200 vota më shumë se Edi Rama në qarkun e Durrësit, është i lidhur shpirt e xhep me këtë kartel.

Nga leximi i dokumenteve të tij, Arkend Balla, i cili pas largimit të një deputeti të PS, u fut në parlament, ka deklaruar veten të punësuar vetëm në Universitetin e Durrësit.

Kompania Nisatel është një kompani që ofron shërbime interneti, telekomunikacioni dhe televizioni dhe e ka adresën primare të aktivitetit në Vlorë, dhe pas hulumtimeve është gjetur se Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për t’u punësuar pranë saj.

Sipas dokumenteve të deklaratës së pasurisë së Ballës, ai ka qenë i punësuar në kompaninë Nisatel nga 1 qershori 2021 deri më 5 gusht 2023.

I punësuari Arkend Balla në këto kompani, siç shihet, nuk është rastësisht deputeti më i votuar, sepse është deputeti më i investuar i klanit Troplini”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026