PS kërkesë në KAS: Fletët ku “X” është jashtë kuadratit të shpallen të vlefshme

20 Qershor 2025 | 14:19

Partia Socialiste ka paraqitur një kërkesë në KAS, ku kërkon që gjatë procesit të rinumerimit të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur shenja “X” ose “+” është vendosur jashtë kuadratit, por pranë tij.

Në shkresën drejtuar KAS, PS argumenton se janë vënë në dijeni se nga rivlerësimi i votave në qarkun e Tiranës është vërejtur një praktikë që bie ndesh me praktikat zgjedhore ndër vite, pasi në fletët e votimit ku shenja dalluese që shpreh vullnetin e zgjedhësit ka qenë jashtë kutisë, ato janë cilësuar si të pavlefshme.

Prandaj, PS kërkon që edhe kur shenja e votuesit nuk ndodhet brenda kutisë, por është bërë qartë në mënyrë që të tregojë vullnetin e zgjedhësit, kjo fletë votimi duhet të cilësohet e vlefshme.

PS thotë se vlerësimi i këtyre fletëve si të pavlefshme ndikon në numrin e votave për kandidatët preferencialë të PS dhe sjell si pasojë ndryshimin në tabelën përmbledhëse, siç ka rezultuar deri në këtë fazë.

Partia Socialiste kërkon të respektojë kuadrin normativ dhe rregullat e praktikës së zbatuar deri më tani gjatë proceseve të numërimit dhe vlerësimit të votave ndër vite ndërsa KAS pritet të marrë një vendim për këtë çështje brenda ditës së sotme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026