E ndërtuar në 1600, Ura e Kamarës në Elbasan atraksion turistik për të huajt
Nëse udhëton në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, një ndër objektet më interesante që mund të të zënë sytë është Ura e Kamarës në Mirakë.
E ndërtuar rreth viteve 1600 Ura e Kamarës është një degëzim i rëndësishëm i rrugës Egnatia. Ajo tërheq turistë sidomos të huajt, të cilët për shkak të historisë dhe rëndësisë së saj mbi 300 vjeçare vizitojnë urën sa herë vijnë në Shqipëri.
Dhjetëra turistë të huaj ndalojnë në këtë urë qindravjeçare, për të admiruar arkitekturën unike dhe për të shijuar natyrën përreth. Ura e Kamarës, përveçse një monument i vjetër, ofron edhe një përvojë autentike për ata që kërkojnë udhëtime larg zonave tipike turistike.
“Erdhëm dje dhe po na pëlqen shumë. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe kemi takuar njerëz shumë mikpritës. Po bëjmë një udhëtim këtu te kjo ura mrekullueshme, do të ecim në natyrë dhe pastaj do të shkojmë në Maqedoninë e Veriut”, thotë një turiste.
“Është dita e dytë që jemi këtu. Erdhëm dje është hera e parë që e vizitojmë Shqipërinë dhe jemi shumë të lumtur. Do të qëndrojmë këtu një javë. Vendi është i mrekullueshëm. Edhe njerëzit janë shumë të dashur”, shprehet një tjetër.
Kjo urë është asimetrike dhe është e ndërtuar mbi tre qemerë të realizuar me gurë ngjyrë gri të marrë nga mali i Murrashit. Për banorët e vjetër të zonës kjo urë është edhe më e vjetër dhe se në themelet e saj mbartet një legjendë sakrifice, e ngjashme me atë të kalasë së Rozafës.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut