Joshua tërhiqet nga boksi në 2026, fton për duel Wilder e Fury
Pas një karriere me shumë ulje e ngritje, 28 fitore e 4 humbje, Anthony Joshua do të tërhiqet nga boksi në vitin 2026.
Vendimi është konfirmuar nga promotori Eddie Hearn, i cili ka bëtë të fitur se Joshua do t’i japë fund rrugëtimit si boksier, por më herët ka menduar dy duele ndaj Deontay Wilder dhe Tyson Fury.
Pak gjasa ka që këto sfida të përmbushen, sidomos ajo me GipsyKing i cili u tërhoq muaj më parë nga boksi, pas humbjes së pësuar ndaj Oleksandr Usyk.
Sa i përket Wilder, gati 40 vjeçar, ky do të ishte dueli i tij i fundit, e ndoshta të dy mund ti japin lamtumirën e përhershme boksit, nëse më para gjejnë akordin.
Joshua ka kaluar mjaftueshëm ulje e ngritje në karrierë, probleme shëndetësore, i fundit operacioni i zhvilluar në bërryl, por ka bindjen se mund t’ia dalë për t’u rikthyer për një sforco të fundit.
“Ekziston mundësia që Joshua të mund të ndeshet me Deontay Wilder në fund të viti dhe më pas të përballet me Tyson Fury. Kështu, ai kompleton ciklin e tij duke u përballur me të gjithë boksierët elitarë te peshës së rëndë të kësaj gjenerate”, deklaroi promotori Hearn.
Joshua aktualisht renditet i gjashti në botë sa i përket peshave të rënda, ku në karrierë ka 28 fitore, 25 prej tyre me KO dhe 4 humbje, 2 me KO.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës