Xhami dhe qendër kulturore, besimtarët e Gjirit të Lalëzit agjërues që nga koha e komunizmit
Objektet e kultit po kthehen gjithmonë e më tepër në qendra komunitare për banorët e zonave ku janë ndërtuar.
Prej vitit 2016 komuniteti i Gjirit të Lalëzit ka jo vetëm një xhami, por edhe një qendër kulturore në krah të saj.
Hoxhë Muhammed Alansari, i cili shërben në këtë xhami na tregon se tërmeti që goditi fort këtë zonë por dhe pandemia kanë ndikuar në afrimin më të madh të njerëzve tek Zoti.
“Sidomos në këto zona ka qenë dhe tërmeti që e kanë ndier më tepër se gjithkush tjetër, dy tërmete, pastaj ndodhi edhe pandemia, kështu që shumica e njerëzve është bërë dhe shkak kjo që të ndikohen të reflektojnë që të lidhen më tepër me Zotin e tyre”, u shpreh hoxha.
Qendra Kulturore sipas tij ka gjallëruar jetën sociale të fshatrave, duke rritur në të njëjtën kohë edhe frekuentimin e xhamisë.
“Në këtë klasë më tepër bën mësim gjuhët e huaja kemi filluar para 3-4 vjetësh me gjuhën angleze, frëngjisht, zakonisht bëhen dhe gjuhë të tjera ose mësimet fetare, por mësimet fetare bëhen në xhami. Ka pas tepër interes, por tani pas pandemisë ka gati një vit që nuk…deri sa të ndryshojnë masat. Xhamia po funksionon në mënyrë të përbashkët jo thjesht si xhami për të kryer ritet fetare, por edhe në aspektin e jetës sociale”, shtoi ai.
Ndonëse një inxhinier ndërtimi në profesion, imami i kësaj xhamie vendosi të kryente studimet teologjike në Arabi e më pas të rikthehej për të dhënë kontributin e tij për kthimin e shqiptarëve tek feja.
Në xhami takuam Xhemal Muçën, i cili agjëron prej 40 vjetësh, pandërprerë.
“Kam agjëruar që në moshën 7-vjeçare por e kam shkëput , dhe pas ushtrisë nga vitet 80 e mbrapa unë kam agjëruar çdo vit. Edhe në kohët e Enverit, kemi agjëruar fshehur, se dinte asnjë njeri”, tha ai.
Në kalendarin e komunitetit mysliman, njihen vetëm dy festa, ajo e Fiter dhe Kurban Bajramit.
Xhamia dhe qendra kulturore janë ndërtuar nga një fondacion humanitar arab, mbi tokën e falur nga dy vëllezër të fshatit Shkafane. Ndonëse çmimi i tokës në këtë zonë është i lartë, ata vendosën ta dhurojnë atë në të mirë të komunitetit. Sot fëmijët e tyre dhe të gjithë zonës frekuentojnë qendrën kulturore.
“Janë nxënës të klasave të ndryshme që bëjnë kurse si për fenë edhe për gjuhët e huaja , anglisht, frëngjisht, kanë qenë dhe dy vajzat e mia që në fund të kursit kanë marrë një certifikatë nga qendra kulturore”, tha Ermira Agasi, banore e fshati Shkafanë.
Me urimin për ditë më të mira se ato që po lëmë pas, në përmbyllje të muajit të agjërimit, besimtarët myslimanë pritet të festojnë nesër, Fiter Bajramin.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur