“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

24 Qershor 2025 | 10:15

Ka nisur në GJKKO seanca e radhës ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, “krahu i djathtë” i Ervis Martinaj, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.

Babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore dhe avokatja ka paraqitur raport mjekësor.

Dëshmia e Leonard Dukës në GJKKO:

Avokatja pyet Dukën: A keni pasur SKYECC?

Duka: Jo.

Pyetet për kodin.

Duka: S’e kam idenë.

Avokatja: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur SKY?

Leonard Duka: Jo, s’kam pasur asnjë kontakt.

Pyetet lidhur me një foto të gjetur në SKY.

Duka: Nuk jam unë.

Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar, keni pasur kontakte?

Duka: Po, e kam takuar

Dibra: Po komunikime të tjera?

Duka: Jo.

Dibra: Po babai juaj ka pasur ndonjë problem, e keni ndarë me njeri?

Duka: Babai im s’ka pasur asnjë problem.

SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.

Gjykata nxjerr jashtë sallës së gjyqit nënën e Santiago Malkos.

Nëna e Santiago Malkos: “S;ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Me fute djalin në dhe”.

Seanca është shtyrë ndërsa është përsëritur fletëthirrja për babain e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026