Milani i mahnitur nga Ardon Jashari, i ofrojnë 27 mln euro Club Brugge
Milani duket se është dashuruar me shqiptarët dhe këtë po e tregojnë lëvizjet që skuadra po planifikon të bëjë, ku fillimisht emëroi si drejtor sportive Igli Taren, më pas i bëri një ofertë Granit Xhakës, e pas tij Ardon Jasharit. Ky i fundit cilësohet si një lojtar i padiskutueshëm për kapin kuqezi, të cilët dëshirojnë ta afrojnë sa më shpejt, madje kanë dërguar dhe ofertën e parë në drejtim të Club Brugge. Sipas asaj që raporton Sky Sport Suise, 27 milionë euro ka qenë oferta zyrtare në drejtim të blegëve dhe 3 të tjera do të jenë në formë bonusesh, duke kompletuar në total lëvizjen me 30 milionë euro.
Pak a shumë kjo ishte shuma e cila Milani ka ndërmend të shpenzojë për kartonin e futbollistit, por me gjasa nuk do ta bindë dot Bruggen. Kjo në një situatë ku për Jasharin ka interes dhe nga ekipe të tjera evropiane e transferimi i tij nuk do të ishte problem, sidomos për Anglinë.
Trajneri Alegri ka komunikuar me drejtorin Tare dhe drejtues të tjerë duke u bërë të qartë se e dëshiron futbollistin në ekip në prag të sezonit të ri futbollistik, por gjithcka i takon Brugge që të vendosë. Jashari cilësohet si një nga futbollistët që do të marrë në dorë frerët e mesfushës te kombëtarja helvete. Në anën tjetër punë vijon dhe me Leverkusen për Xhakën, ndërsa pista Broja duket se nuk ka qenë aspak serioze.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh