Berisha: Zgjedhjet farsë, rinumërimi nuk është kërkesë e partisë por e kandidatëve

24 Qershor 2025 | 13:48

Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë për mediat të martën përsëritin qëndrimin e PD se zgjedhjet e 11 majit ishin një fasë elektorale, të cilën siç tha qeveria nuk mund ta mbulojë dot.

Ai sqaroi se rinumërimi nuk është një kërkesën e partisë, por e kandidatëve të saj, “kërkesa e cila nga PD ka përgëzime në çdo rast për shkak të transparencës”.

“Sikundër edhe njëherë duhet të sqaroj sepse dëgjoj jo po numërimi, jo po stërnumërimi.

Dhe njëherë, e kam theksuar dhe e theksoj, rinumërimi i votave nuk është një kërkesë e PD-së.

Rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve të saj, të cilëve ne kurrë, në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund t’u mohojmë një të drejtë të tillë.

Ndaj dhe të nderuar zotërinj, që flisni për numërimin, përpiquni të jeni të saktë në ato që thoni.

Teza e PD është: vota vdiq pa hyrë në kuti.

Rinumërimi ka të bëjë me përshtypjen që kandidatët kanë se votat e njërit kandidat mund të jenë spostuar tek votat e një kandidati tjetër po të PD.

Kërkesa e cila nga PD ka përgëzime në çdo rast për shkak të transparencës.

Unë e them këtu, nuk ka gjë më të drejtë se sa të kërkosh të rinumërohen votat në qoftë se ke dyshime se nuk të janë numëruar apo të janë devijuar votat.

Dhe këta kanë bërë një detyrë qytetare.

Kurse për të tjerët, të paguar çdo ditë nga qeveria, përpiqen të mbrojnë farsën, unë u them se janë pjesë e një propagande kriminale antivotë, një propagande që synon të përligjë shkelmimin e të drejtës më themelore të njeriut pas fjalës, që është vota e lirë.

Me asgjë, nuk mund të fshehin më farsën e turpshme, me asnjë Duman, me asnjë Troplin dhe me asgjë tjetër nuk mund të fshehin farsën e turpshme të 11 Majit”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026