Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat janë të paprekura
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik të fundit ndaj sistemit digjital të institucionit, duke e cilësuar atë si një nga më të sofistikuarit të regjistruar deri më tani.
Në një njoftim për media, Ristani deklaroi se ky është sulmi i 15-të i ngjashëm në gjashtë muajt e fundit, duke treguar realitetin e vështirë të sigurisë digjitale me të cilin përballen institucionet publike.
Kryetarja theksoi se aktualisht po punohet për forcimin e mëtejshëm të infrastrukturës digjitale, në bashkëpunim me ekspertë të sigurisë, ndërsa siguroi se të gjitha të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.
“Nga 80 serverët që përdoren nga Bashkia, 10 prej tyre janë aktualisht nën vëzhgim”.
“Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve, si dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve, po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar mungesën e malware-it para se të riaktivizohen”, shkruan Ristani.
Reagimi i plotë i Anuela Ristanit
“Të nderuar qytetarë të Tiranës,
Dua t’ju informoj se Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi kibernetik shumë të sofistikuar. Ky është një ndër 15 sulmet e ngjashme që kemi regjistruar vetëm në gjashtë muajt e fundit, duke reflektuar realitetin e ri të kërcënimeve digjitale që përballim çdo ditë.
Sulmi i fundit u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, çka tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.
Dua të theksoj se, edhe pse platforma jonë nuk klasifikohet si infrastrukturë kritike sipas legjislacionit aktual dhe nuk është nën mbikëqyrjen direkte të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve.
Të gjitha të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.
Prej 80 serverëve gjithsej, 10 prej tyre janë nën vëzhgim.
Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar që nuk ka mbetje malware-i përpara se të aktivizohen.
Në këtë fazë, po kalojmë drejt një procesi rehabilitimi dhe forcimi të mëtejshëm të infrastrukturës sonë digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë.
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të punojmë me transparencë dhe përkushtim për të mbrojtur të dhënat dhe interesin e çdo qytetari”, shkruan Ristani.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s