Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026
Alfred Deliallisi do të vijojë të drejtojë ekipin e Korabit edhe në sezonin e ri futbollistik 2025-2026.
Trajneri 32-vjeçar u konfirmua në detyrë pas një performance të suksesshme, ku arriti të mbajë ekipin në Kategorinë e Parë, pavarësisht rrezikut të rënies.
Nën drejtimin e tij, skuadra dibrane regjistroi 5 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje në 7 ndeshje, një ecuri që i siguroi ekipit mbijetesën.
“Projekti me Korabin është serioz dhe afatgjatë. Vazhdojmë punën që nisëm në mars. Merkato do të jetë cilësore dhe synimi është t’i rikthejmë Korabit shpirtin luftarak. Duam një ekip agresiv, ku të gjithë të luftojmë për të shkuar drejt suksesit,” u shpreh trajneri.
Ai zbuloi gjithashtu se objektivat e sezonit të ri janë vendosur në bashkëpunim me drejtuesit e klubit dhe puna për përforcimet ka nisur.
Kategoria e Parë pritet të nisë më 23 gusht 2025 dhe të përfundojë më 2 maj 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut