Ish-kreu i PD Vlorë në krye të Kadastrës, Berisha: Ja mesazhi që çoi para 10 ditësh
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sot largimin e ish-kreut të degës në Vlorë, Genc Deromemaj për t’u bashkuar me socialistët duke marrë postin e kreut të Kadastrës së qytetit bregdetar.
Në konferencën e përditshme me gazetarët Berisha zbuloi mesazhin që kishte marrë 10 ditë më parë.
“Ky person me një karrierë në PD, po që janë gjëra të zakonshme këto, nuk janë të jashtëzakonshme që njerëzit ndërrojnë parti si ky, para 10 ditëve ka dërguar një mesazh ku më informon se do largohet nga aktiviteti politik përgjithmonë. Në fakt nuk ka pasur një aktivitet, për arsye të veta, nuk e di domethënë.
Por kjo është një zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris prapë, thelbin e lirisë e konsideroj të drejtën e zgjedhjes së njeriut. Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, ka marrë një post, të cilin një demokrat nuk e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij…Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Nuk kam dijeni, por rasti i tij është evident. Nuk më njoftoi se do merrte një funksion në një vend ku rrinë nga 3 muaj zakonisht, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij, kaq është ajo. Investimin ai e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij, nuk kam dijeni”, tha Berisha.
Genc Deromemaj, ish-kryetar i Partisë Demokratike, për degën e Vlorës u emërua drejtor i ri i Kadastrës në Vlorë.
Ai e mori këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës