Pogba rikthehet si futbollist, Neymar nënshkruan kontratën e re
Lëvizja interesante shihen në të gjitha ligat kryesore në Evropë në këtë periudhë merkato, ku natyrisht Anglia dhe Italia janë ato të cilat po provojnë së tepërmi. Milan, Napoli apo dhe Juventus po përpiqen ti mbyllin shpejt llogaritë e të jenë gati për sezonin e ri futbollistik, teksa e njëjta gjë dhe në Premier League, ku Man City se ka thënë fjalën e fundit ende, po ashtu dhe Liverpool apo Arsenal.
Në Francë, situata më e qetë, aty ku kampionët në fuqi të PSG nuk po veprojnë, për shkak të pjesëmarrjes dhe në kupën e botës për klube. Monaco ka arritur akordin me Paul Pogba, i cili ka firmosur për 2 vite dhe prezantohet në ditët në vijim. 32-vjecari do të luftojë për një vend në formacionin titullar, ndërsa ka një potencial të jashtëzakonshëm.
Napoli pasi fitoi titullin në sezonin e sapombyllur nuk dëshion të qëndrojë në vend, por po përforcohet, me sytë drejt Champions. Darëin Nunez ka shprehur dëshirën ëpr të zbarkuar në Napoli, por më parë gjërat duhet të sqarohen me Liverpool-in. Vetë futbollisti i ka thënë po një kalimi në Serinë A.
Neymar besnik ndaj Santos, ku ka firmosur deri në fund të vitit 2025 pavarësisht interesit të disa skuadrave nga Evropa. “Mora një vendim dhe dëgjova zemrën time. Santos nuk është vetëm ekipi im, është shtëpia ime, rrënjët e mia, historia ime dhe jeta ime. Këtu kalova nga një djalë në një burrë”, deklaroi sulmuesi pas nënshkrimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut