Festohet Bajrami në Maqedoninë e Veriut, respektohen masat anti-COVID gjatë faljes së namazit
Korrespondenti i Euronews Albania në Maqedoninë e Veriut, Benjamin Arifi tha se falja e Namazit të Bajramit është kryer brenda xhamive nga besimtarët mysliman ndërkohë që ceremonia qendrore është bërë në xhaminë “Mustafa Pasha” ose siç njihet në Shkup “Xhamia e Kalasë”.
“Kryetari i bashkësisë fetare islame në Maqedoninë e Veriut tha se kjo festë shënon sakrificën e personave që agjëruan gjatë muajit të Ramazanit ndërkohë që bëri thirrje që gjatë festimeve të respektohen masat anti-COVID,” – raportoi Arifi.
Sa i takon respektimit të masave anti-COVID, çdo protokoll sigurie u respektua dhe të gjithë besimtarët ruajtën distancën gjatë faljes së Bajramit dhe mbajtën maskën.
Ndërkohë korrespondenti i Euronews Albania bëri me dije gjithashtu se në këtë ditë është hequr ora policore.
“Tashmë prej dy javësh edhe shifrat janë në rënie në Maqedoninë e Veriut, kështu që gjithë institucionet bëjnë thirrje që të kemi vëmendje edhe këto ditët e fundit, që të minimizojmë shancet për përhapjen e COVID-19,” – tha Arifi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin në Kosovë, mesazhe për tolerancë e solidaritet
- Kreu i komunitetit mysliman uron Bajramin
- Incident pas faljes së Fitër Bajramit, një person tenton të vetëdigjet me benzinë në “Sheshin Skënderbej”
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)