Gazetari tregon detajet nga Beogradi: Protestuesit brohorisnin “Poshtë shqiptarët”

29 Qershor 2025 | 21:12

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Presheva për Euronews Albania, gazetari Nefail Maliqi raportoi mbi protestat masive që po përfshijnë Serbinë, ku qytetarët kërkojnë largimin e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Maliqi tha se ka qenë vetë prezent në Beograd, ku bashkë me disa gazetarë zviceranë kanë dëgjuar thirrje dhe brohoritje nga protestuesit, mes të cilave edhe anti-shqiptarëve, si “Poshtë shqiptarët, poshtë Vuçiç”.

Ai tha se protestuesit madje u drejtoheshin policëve me fjalët: “Shkoni në Kosovë dhe provojeni, ua tregon Albin Kurti”.

Maliqi tha se edhe mediat serbe janë të ndara në dy fronte: disa mbështesin protestat, ndërsa të tjerë Vuçiçin.

“Protestat kanë karakter gjithëpopullor dhe nuk janë vetëm të studentëve. Mbrëmë numri i protestuesve arriti deri në 1.5 milionë, të cilët kërkojnë luftë kundër korrupsionit, diskriminimit dhe rrëzimin e Vuçiçit. Protesta janë të ndara në dy blloqe: mbështetës të Rusisë dhe Vuçiçit, dhe studentë e qytetarë pro-evropianë. Do të jetë interesante të shihet se si do të ndryshojë situata në rast të rrëzimit të Vuçiçit,” tha Maliqi.

Kujtojmë se të shtunën në mbrëmje, Policia serbe u përplas me protestuesit antiqeveritarë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e sundimit 12-vjeçar të presidentit Vuçiç.

Godinat qeveritare u rrethuan me policë, ndërsa turma mbështetësish pro-Vuçiç ishte mbledhur paralelisht.

Pas përfundimit të protestës rreth orës 22:00, disa protestues hodhën flakadanë ndaj policisë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë pranë Presidencës së Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026