“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”- Debate në gjyqin e “Plumbit të Artë”

1 Korrik 2025 | 13:45

Në seancën e procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, avokati Sokol Hazizaj i kërkoi gjykatës që në momentin kur të dëshmojë Erjon Alibej, të largohet nga sallë i pandehuri Nuredin Dumani. Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokuroria dhe vetë Dumani. Gjykata vendosi që gjatë dëshmisë së Alibej, Dumani mund të qëndrojë në sallë.

Nga ana tjetër, avokatja Elda Zotaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares kryesuese Engjëllushe Tahiraj nga trupa e gjykimit në këtë proces. Kërkesa lidhej me refuzimin e radhës të kërkesave të palës së mbrojtjes, ndërsa Zotaj akuzoi kryesuesen se merr vendime pa u konsultuar me anëtarët e tjerë të trupës dhe merr parasysh vetëm kërkesat e organit të akuzës.

Prokurori Behar Dibra reagoi ashpër, duke e cilësuar sjelljen e avokates Zotaj si të qëllimshme dhe kontraverse. Ai kërkoi që ajo të zëvendësohet, duke theksuar se kërkesat e saj janë të pabazuara dhe po shkaktojnë ndërprerje të përsëritura të seancave. “Duhet të merret një vendim për të zëvendësuar avokaten, qoftë kryesisht. Kjo është bërë shkak për ndërprerjen e seancës për herë të disatë,” deklaroi Dibra.

Prokurorja Doloreza Musabelli e cilësoi kërkesën e Zotajt si të pabazuar ligjërisht dhe kërkoi që të caktohet masa maksimale ndaj avokates, si dhe që Dhoma e Avokatëve të njoftohet për rastin. Ajo kërkoi gjithashtu ndërprerjen e seancave për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore për të pandehurin Altin Ndoci.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme vendosi zëvendësimin e avokates Elda Zotaj me avokaten Pranvera Doci. GJKKO njoftoi se ky vendim mund të ankimohet brenda afatit ligjor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026