Babai abuzoi me vajzën, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim administrativ
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të abuzimit seksual në Fier, ku 36-vjeçari, Zamir Meta, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur të moshës 12-vjeçare. Në një deklaratë zyrtare, institucioni shpreh shqetësimin e thellë për rastin, duke theksuar se kjo ngjarje kërkon jo vetëm ndëshkim të autorit, por edhe një reflektim institucional e shoqëror për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në situata të rënda sociale apo familjare.
Avokati i Popullit bën me dije se ka nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës, me qëllim evidentimin e çdo veprimi apo mosveprimi të institucioneve përgjegjëse që mund të kenë ndikuar në zhvillimin apo mosparandalimin e kësaj ngjarjeje. Sipas njoftimit, hetimi do të bazohet në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, me fokus analizimin e funksionimit të zinxhirit institucional të mbrojtjes së fëmijëve dhe adresimin e çdo mangësie sistemike.
“Avokati i Popullit ka marrë me iniciativë shqyrtimin e këtij rasti dhe ka nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës, i mbështetur në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, me qëllim evidentimin e veprimeve apo mosveprimeve nga institucionet përgjegjëse që mund të kenë ndikuar në zhvillimin ose mosparandalimin e kësaj ngjarjeje.
Ky proces do të synojë të analizojë funksionimin e zinxhirit institucional të mbrojtjes së fëmijëve dhe të adresojë çdo mangësi sistemike. Avokati i Popullit apelon me forcë për ruajtjen e privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës viktimë.
Ekspozimi masiv i detajeve të ngjarjes, qoftë në media apo rrjete sociale, është një dëm i dyfishtë për të miturën dhe cenon rëndë të drejtën e saj për mbrojtje nga traumat e mëtejshme.
Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë me vëmendje e seriozitet ecurinë e hetimeve dhe masat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mëtejshme të të miturës, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse në çdo hap të këtij procesi”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat