Maqedonia e Veriut, Mickoski paralajmëron tatime shtesë për të pamartuarit

4 Korrik 2025 | 19:59

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dalë me një propozim të pazakontë për të frenuar rënien e popullsisë, Ai ka paralajmëruar vendosjen e tatimeve shtesë për personat që nuk janë të martuar dhe kjo ide po shqyrtohet seriozisht si një mënyrë për të nxitur të rinjtë të martohen dhe të kenë më shumë fëmijë.

“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshme sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së.

Sipas kryeministrit, për shkak të gjendjes alarmuese, rritja e lindjeve është kthyer në prioritet kombëtar.

Sipas statistikave, në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë dhe kanë vdekur 20.201 persona, që përbën një ulje natyrore prej 4.140 banorësh në një vit. Në 4 vitet e fundit, vendi ka humbur mbi 33.000 banorë.

Gjatë viteve të fundit RMV ka aplikuar një sërë masash për të stimuluar lindshmërinë. Politikat më konkrete kanë qenë ato të VMRO DPMNE-së, gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit i cili vendosi pagesa mujore për fëmijë të tretë dhe të katërt, për nëna të papuna të cilat kujdesen për fëmijët e tyre. Gjatë periudhës 2009–2018, pagesat mujore për fëmijën e tretë dhe të katërt ishin: 130 euro për fëmijën e tretë deri në moshën 10 vjeçare, dhe 183 euro mujore për fëmijën e katërt deri në moshën 14 vjeç.

Megjithatë, në vitin 2018 Qeveria i hoqi këto pagesa mujore duke i zëvendësuar me vetëm me një pagesë për të gjithë nënat pavarësisht statusit social, gjatë lindjes së fëmijëve, të cilat variojnë nga 80 euro për fëmijën e parë, 325 për fëmijën e dytë dhe  975 euro për fëmijën e tretë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026