Kosovë/ U lëndua teksa punonte në një fabrikë, humb jetën një person
Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në një fabrikë tullash në Gjakovë. I lënduari, i cili punonte në fabrikën e tullave, ka pësuar lëndime të rënda në rrethana ende të panjohura.
Ai është dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë (QE-Gjakovë), dhe më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka ndërruar jetë rreth orës 00:20 të datës 6 korrik 2025.
Sipas raportit të policisë, rreth orës 21:55 të datës 5 korrik, viktima ka pësuar lëndime serioze gjatë punës në fabrikë, dhe ende nuk janë sqaruar shkaqet e plota të incidentit.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Policia është angazhuar në hetime dhe ka hapur një rast për “Asgjësimin, Dëmtimin ose Heqjen e Pajisjeve Mbrojtëse dhe Rrezikimin e Sigurisë në Vëndin e Punës”.
Ky incident ngre shqetësime për sigurinë në vendet e punës dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, të cilat janë të domosdoshme për parandalimin e aksidenteve të tilla. Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e plotë të tragjedisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë