Përplasja në Vlorë, zyrtari i PD: Luftë klanesh brenda PS, Dredha u bë pengesë
Atird Hoxha, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, nga radhët e PD-së komentoi në një intervistë për Euronews Albania përplasjen e kryeministrin Edi Rama me bashkinë Vlorë dhe dorëheqjen e 21 drejtorëve të kësaj bashke pas ultimatumit të këtij të fundit.
Sipas tij bëhet fjalë për një përplasje mes klaneve brenda PS për shkak të prishjes së interesave të mëdha financiare në këtë qytet.
“Kjo është një përplasje e brendshme në PS në të cilën Rama tashmë ka marrë pozicion duke përkrahur një grup të caktuar në PS për të sulmuar Dredhën, është një luftë mes klaneve në PS. Nuk mundet kurrsesi të detyrosh të dorëhiqen në grup 21 drejtorë, jo për t’i mbrojtur, por çfarë përgjegjësie ka me pastrimin drejtori i teatrit, të pallatit të sportit? Janë të gjithë të PS këta. Portalet e PS në Vlorë po bëjnë një luftë të shëmtuar kundër Dredhës. Interesat në Vlorë në sektorin e ndërtimit janë shumë të larta dhe ndoshta Dredha dhe të tijtë janë bërë pengesë për ta kthyer Vlorën në kantier kullash ndërtimi dhe mendoj se kjo është arsyeja e vetme”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama parlajmëron bizneset: Lironi hapësirat publike që keni uzurpuar, do ua shembim
- VIDEO| Edi Rama feston 61-vjetorin, pritet me duartrokitje dhe lule në selinë rozë
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 18:11 Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, teksa Brukseli zbulon paketën prej 900 milionë €
- 18:07 GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit
- 17:57 Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme
- 17:54 Hetimi për korrupsion sjell një riorganizim të papritur të qeverisë së Zelenskyt
- 17:53 Berlini do të blejë 50,000 dronë sulmues për Kievin
- 17:51 Xabi Alonso dëshiron ta mbajë Enzo Fernandez te Chelsea