I kërkuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar

7 Korrik 2025 | 11:09

Një 23-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Zagreb të Kroacisë.

Shtetasi Arjan Toçi, banues në Peshkopi, ishte në kërkim në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake në L’Aquila, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit të strukturave të FAST Albania me homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, nëpërmjet rrjetit europian ENFAST.

“Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi, në territorin e Kroacisë, i shtetasit shqiptar A. T., 23 vjeç, banues në Peshkopi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet shqiptare theksojnë se mbeten të angazhuara maksimalisht për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar, me qëllim vënien e tyre përpara drejtësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026