Lirohet nga burgu ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji

8 Korrik 2025 | 12:14

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar me kusht nga burgu, pas vendimit të marrë këtë të martë nga Gjykata e Fierit. Salianji përfundoi 2/3 e dënimit të dhënë ndaj tij në shtator të vitit 2024.

Shërbimi i provës paraqiti një raport pozitiv mbi sjelljen e tij gjatë vuajtjes së dënimit, i cili u konsiderua vendimtar për lirimin e parakohshëm. Edhe prokurori i çështjes u shpreh dakord në seancën gjyqësore për pranimin e kërkesës së Salianjit.

Vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë pas shpalljes dhe ish-deputeti do të lerë sot qelitë e burgut.

Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Pas 9 muajsh në qeli dhe pas përmbushjes së 2/3-ës së dënimit Salianjia ka fituar lirinë. Partia Demokratike ka njoftuar se Salianji do të japë një konferencë për mediat në orën 17:00 në selinë blu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026