Salianji kërkon lirimin me kusht në Gjykatën e Fierit, kur jepet vendimi

17 Qershor 2025 | 10:19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka depozituar kërkesën për lirimin me kusht në Gjykatën e Fierit, me argumentin se ka përmbushur dy të tretat e dënimit me burg.

Seanca pritet të zhvillohet këtë të martë në orën 13:00 ndërsa Salianji ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024.

Ish-deputeti demokrat u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen e njohur si “Babale” ndërsa vendimi i formës së prerë i apelit u konfirmua dhe nga Gjykata e Lartë në mars të këtij viti.

Në vitin 2018, Salianji publikoi një audio-përgjim ku pretendonte se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.

Megjithatë, hetimet e Gjykatës së Lartë cilësuan materialin si të montuar dhe dëshmitarët si të rremë. Salianji ka deklaruar vazhdimisht se çështja është një proces politik i montuar kundër tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026