Papa Leoni letër mirënjohjeje për Kryepeshkopin Joan

9 Korrik 2025 | 16:31

Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër falënderimi Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit, për praninë dhe mbështetjen gjatë Liturgjisë solemne të përurimit të shërbesës së tij si Peshkop i Romës dhe Pasardhës i Shën Pjetrit, të mbajtur më 18 maj në Vatikan.

Në letrën zyrtare, Ati i Shenjtë shpreh “mirënjohjen e thellë për afërsinë vëllazërore dhe dashurinë e treguar” nga Kryepeshkopi Joan dhe delegacioni shqiptar, duke e vlerësuar këtë pjesëmarrje si një simbol të fuqishëm të “unitetit të besimit dhe vëllazërisë së krishterë”.

“Pjesëmarrja juaj më preku thellë… është shenjë treguese e unitetit të krishterë”, shkruan Papa Leone XIV, duke theksuar se lutjet dhe mbështetja nga bashkëpunëtorët shpirtërorë janë të domosdoshme për misionin e tij si kreu i Kishës Katolike.

Më tej, Papa u bën thirrje të gjitha kishave për të forcuar përkushtimin e përbashkët ndaj unitetit dhe pajtimit.

“Le ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për të nxitur unitetin ndërmjet të gjithë të krishterëve… dhe të punojmë së bashku për pajtim në botën tonë të përçarë”, thekson ai, duke cituar vargje nga Zbulesa dhe Ungjilli sipas Gjonit.

Letra përfundon me një përqafim shpirtëror dhe lutje për paqe e gëzim për Kryepeshkopin Joan dhe besimtarët shqiptarë, duke nënvizuar marrëdhëniet e ngrohta ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Letra e plotë e Atit të Shenjtë:

Fortlumturisë së Tij, Joanit,
Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Këto ditë, pas përurimit të shërbesës sime si Peshkop i Romës dhe Pasardhës i Pjetrit, po ju shkruaj për t’ju shprehur mirënjohjen e thellë për afërsinë tuaj vëllazërore dhe për dashurinë që treguat kur morët pjesë, bashkë me delegacionin tuaj të nderuar, në Liturgjinë solemne në Vatikan, të dielën, më 18 maj. Pjesëmarrja juaj më preku thellë, sepse është shenjë treguese e vëllazërisë së krishterë dhe e unitetit të besimit.

Si një bashkëshërbëtor në vreshtin e Zotit, ju kërkoj me dashamirësi të vazhdoni të më mbështesni përmes lutjeve tuaja, që Perëndia i Plotfuqishëm të më forcojë t’i shërbej Atij dhe popullit të tij të shenjtë. Ndërsa dëgjojmë së bashku se çfarë i thotë Shpirti i Shenjtë kishave (Zbulesa 2:7), le ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për të nxitur unitetin ndërmjet të gjithë të krishterëve, duke iu bindur vullnetit të Zotit Jezu (Jn. 17:21), dhe të punojmë së bashku në mënyrë më të frytshme për pajtim dhe harmoni në botën tonë të përçarë.

Me këto ndjenja, vëlla i dashur, ju përqafoj ngrohtësisht me gëzimin dhe paqen e Krishtit, Shpëtimtarit tonë.

Vatikan, 17 qershor 2025

LEXONI GJITHASHTU:  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026