Situata nga zjarret në vend:21 vatra të regjistruara, një pjesë e tyre të qëllimshme
Shqipëria po kalon një situatë shqetësuese sa i përket zjarreve të cilat kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit, ndërsa efektivët e zjarrfikëses vijojnë punën në terren për shuarjen e tyre. 21 vatra aktive janë regjistruar në 24 orët e fundit. Më problematike janë zonat malore aty ku dhe është më e vështirë ndërhyrja për shuarjen e tyre.
Në total janë 16 bashki në të cilën është vepruar dhe po punohet me flakët, një pjesë vatrave të cilat dyshohen se janë shkaktuar nga dora e njeriut. Në Bulqizë zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara, ku më tepër se 20 persona punuan për shuarjen e flakëve.
Në Lurë po ashtu situata ishte e njëjtë, ku një pjesë e parkut kombëtar u përfshi nga flakët, ku u dogj një zonë pyjore. Në qarkun Tiranë vijoi puna për fikjen e zjarrit të rënë në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, në një sipërfaqe me dushqe.
Në bashkinë Librazhd po ashtu u krijua një situatë nga zjarret, teksa e njëjta gjë ndodhi dhe në Udenisht të Pogradecit. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 38 automjete zjarrfikëse dhe 459 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 90 efektivë dhe 3 helikopterë.
Në ditët në vijim situata duhet të mbahet nën survejim, pasi vatrat mund të riaktivizohen.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik