Shkodër/ Asgjësohen 2943 bimë narkotike, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik 2025 | 10:00

Operacioni policor i koduar “Koordinata” ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër, me fokus në goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë këtyre operacioneve, janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 2943 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Në njësitë administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur dhe asgjësuar 735 bimë narkotike. Ndërsa në njësitë administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë asgjësuar 1631 bimë të dyshuara. Po ashtu, në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, Komisariati i Policisë Vau i Dejës ka sekuestruar 139 bimë narkotike, ndërsa në Luf-Qerret dhe Gjegjan, Komisariati i Policisë Pukë ka asgjësuar 438 bimë të tjera.

Për këtë operacion, janë proceduar penalisht dy roje mjedisi për shpërdorim detyre: V. P., roje pyjesh dhe A. K., roje e zonave të mbrojtura. Ata janë të dyshuar për bashkëpunim në kultivimin dhe mbrojtjen e bimëve narkotike në zonat përkatëse.

Operacioni “Koordinata” është pjesë e angazhimit të Policisë së Shtetit për të goditur krimin e organizuar dhe kultivimin e bimëve narkotike, duke intensifikuar kontrollet dhe hetimet në çdo cep të territorit të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026