Në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda, kapet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni, i koduar “Operacionalja 54”, ka çuar në arrestimin e një 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i kërkuar për disa vepra të rënda penale.
Shtetasi M. A., lindur dhe banues në Shkup, Maqedoni e Veriut, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas lëshimit të një urdhri arresti nga Zyra e Prokurorit Publik në Innsbruck, Vjenë, Austri. Ai kërkohej për kryerjen e veprave penale të rënda si: “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar” dhe “Plagosje”. Vepra të tilla janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku dënimi maksimal mund të shkojë deri në 20 vjet burgim.
Gjatë operacionit në Tiranë, forcat e rendit kanë lokalizuar dhe arrestuar 41-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u përdor si provë materiale në hetime.
Ky arrestim është pjesë e një serie operacionesh të koordinuara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, e cila vazhdon të intensifikojë përpjekjet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, duke kontribuar në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe trafikut të paligjshëm.
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?