EMRAT/ Plagosi me armë zjarri një person, arrestohet 51-vjeçari në Valias
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Valias, ku një 51-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 34-vjeçar, dyshohet nga pakujdesia.
Pas hetimeve të shpejta, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar, Besnik Koçiu 51 vjeç, ndërsa ka vënë gjithashtu në pranga edhe 34-vjeçarin Franci Xhaferri i cili nuk ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet gjatë hetimeve.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur Franci Xhaferri ka paraqitur veten në spital për ndihmë mjekësore, duke dyshuar se ishte plagosur nga arma e zjarrit. Pas një hetimi të shpejtë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë arritur të identifikojnë se 51-vjeçari ka qëlluar me armë në këmbë të dëmtuarin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Përveç arrestimit të autorit të dyshuar, gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, policia ka sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet të ketë qenë arma e përdorur për kryerjen e plagosjes.
Gjithashtu, hetimet e mëtejshme kanë zbuluar se shtetasi Franci Xhaferri ka penguar hetimin duke mos dhënë informacion të plotë mbi rrethanat dhe personin që dyshohej se ishte autori i plagosjes. Për këtë arsye, edhe ai është arrestuar dhe do të përballet me akuza për pengimin e zbardhjes së ngjarjes.
Operacioni vazhdon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të siguruar prova shtesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme