Vlorë/Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike, mjete të hequra e mbi 100 gjoba

13 Korrik 2025 | 12:41

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme në rrugë, trotuare dhe zona të tjera publike.

Gjatë ditës së sotme, janë tërhequr me karrotrec dhjetëra automjete që kishin parkuar gabimisht, duke bllokuar hapësira të caktuara për kalimin e këmbësorëve dhe rritur kaosin në rrugë.

Gjithashtu, janë vendosur mbi 100 gjoba për shkelësit e rregullave të parkimit në të gjithë qytetin. Ky aksion është pjesë e një fushate të vazhdueshme të Policisë së Vlorës për të rikthyer rendin dhe funksionalitetin e hapësirave publike dhe për të përmirësuar qarkullimin rrugor, veçanërisht në sezonin turistik ku trafiku është i ngarkuar.

Policia apelon për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se kontrolloret do të vijojnë të jenë të pranishëm në terren dhe kontrollet për parkimin e gabuar do të jenë me intensitet të lartë në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026